Fillimi

Bio-Lajthi Korçe

Mirë se vjen në botën tonë të lajthive! 

Imagjinoni për një moment një botë me shumë shëndet dhe receta të mrekullueshme që kanë për bazë lajthinë.

Nëse je një person që dëshiron një shëndet më të mirë për veten dhe familjarët e tu, apo një amvisë që po kërkon të bësh receta të shijshme, ose thjesht të pëlqejnë lajthitë ne jemi këtu për të plotësuar dëshirat tuaja me lajthi të shkëlqyera.

Lajthitë jo vetëm që janë të shijshme, por kanë edhe plot vlera ushqyese e shëndetësore. Duke filluar që nga shëndeti i zemrës e deri te sigurimi i vitamineve të rëndësishme, lajthitë janë një dhuratë e madhe për shëndetin tonë. Por kjo, nuk është e gjitha! Paketimet tona të lajthive janë krijuar me dashuri dhe pasion për të sjellë produktin më të mirë te ju.

Paketimet Tona

Lajthia jonë Bio është e rritur në mënyrë natyrale dhe me shumë dashuri e përkushtim në Korçë.

Paketimi 2 KG

Paketimi 5 KG

Paketimi 10 KG

Pse të Konsumojmë Lajthi?

Të Mirat Shëndetësore të Lajthisë

Lajthitë kanë  përfitime shumë të mëdha shëndetësore.

Një nga përfitimet kryesore të shëndetit që kanë lajthitë është ndikimi pozitiv në shëndetin e zemrës. Lajthitë janë një burim i mirë i yndyrave të pangopura, veçanërisht acidit oleik, i cili është i njohur për vetitë e tij në mbrojtjen e zemrës. Prania e këtyre yndyrave të shëndetshme ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (kolesteroli LDL), dhe rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë (kolesteroli HDL), duke përmirësuar kështu shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular.

Lajthitë janë të mbushura me shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë të ndryshëm. Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, që është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga stresi oksidativ dhe inflamacioni. Antioksidantët luajnë një rol të rëndësishëm në neutralizimin e radikaleve të lira në organizëm, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve kronike dhe duke mbrojtur shëndetin e përgjithshëm.

Lajthi bio
Pse të Konsumojmë Lajthi?

Lajthitë gjithashtu përmbajnë minerale thelbësore sic është Magnezi, Kalciumi dhe Kaliumi. Këto minerale janë të rëndësishme për mbajtjen e niveleve të shëndetshme të tensionit të gjakut dhe mbrojtjen e funksionit të duhur të muskujve dhe nervave.

Përmbajtja e lartë e fibrave në lajthi gjithashtu kontribuon në një shëndet më të mirë. Fibrat ndihmojnë në tretjen dhe në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke e bërë këtë zgjedhje të përshtatshme për individët që trajtojnë diabetin ose ata që duan më shumë energji gjatë ditës.

Pe Korçe

Të rritura me shumë dashuri e përkushtim në Korçë

Të Freskëta

Gjithmonë prodhim i këtij viti

100% Bio

Bio dhe Organike

Porosit Tani në numrin 0697875450

Vetëm një telefonatë ose sms dhe ato do të mbërrijnë në adresën tuaj. Porositi tani dhe shijo efektet e dobishme të lajthive në shëndetin tënd.

Ferma Jonë

Pamje nga Ferma jonë

Dëshmi

Çfarë thonë Klientët tanë

Lajthi shumë të shijshme dhe kokërrplota. Njëherë t'i provosh, të tjera do kërkosh. Mezi po pres të dalë prodhimi i radhës.
Entela
Punonjëse Finance

Porosit një nga Paketimet Tona

Zgjidhni paketimin që dëshironi dhe na jepni porosinë tuaj.

Paketimi 2 KG

Paketimi 5 KG

Paketimi 10 KG

Porosit Tani në numrin 0697875450